Wednesday, May 1, 2024
HomeBotaForcat detare ruse mbajnë ushtrime anti-nëndetëse në Detin Norvegjez

Forcat detare ruse mbajnë ushtrime anti-nëndetëse në Detin Norvegjez

Anijet e Flotës Veriore të Rusisë i kanë përfunduar ushtrimet anti-nëndetëse në Detin Norvegjez, tha të hënën Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, si pjesë e ushtrimeve më të gjera detare në kohën e tensioneve me ShBA-në e NATO-n.

Lëvizjet ushtarake të Rusisë janë duke u vëzhguar së afërmi nga Perëndimi në kohën kur grumbullimi i trupave të saj afër kufirit të Ukrainës ka shkaktuar frikë për konflikt. Sidoqoftë, Moska ka mohuar se ka plane për ta sulmuar Ukrainën, shkruan Reuters.

Ministria tha në një deklaratë se një luftanije e madhe dhe njhë fregatë, të ndihmuara nga një helikopter me pajisje të veçanta, kryen ushtrime të ndryshme për zbulimin e vendndodhjes së nëndetëseve.

Ndryshe, Rusia është duke kryer ushtrime me mbi 140 anije nga të gjitha flotat e saj në Oqeanin Atlantik, Oqeanin Paqësor, Detin e Veriut, Detin Ohotsk dhe Detin Mesdhe.

Përpos ushtrimeve detare, forcat ruse pritet të zhvillojnë ushtrime të përbashkëta këtë muaj edhe në Bjellorusi, bashkë me ushtarët e këtij shteti aleat të Rusisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments