Friday, April 19, 2024
HomeLajmeKosovaDita e mjedisit: Liburn Aliu e Arbërie Nagavci dalin në terren për...

Dita e mjedisit: Liburn Aliu e Arbërie Nagavci dalin në terren për të hequr mbeturinat

Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në Ditën Botërore të Mjedisit, ka deklaruar se lumenjtë, pyjet dhe parqet e Kosovës po dëmtohen dhe nuk po përdorën drejtë, andaj edhe ka paralajmëruar ndërmarrjen e hapa konkret në raport me mjedisin.

 

Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Komunën e Prishtinës, organizata e shoqëri civile, kanë shënuar sot Ditën Botërore të Mjedisit.

Ministri i MMPI-së, Liburn Aliu duke u drejtuar fëmijëve të pranishëm në këtë aktivitet, tha se shpreson që kjo gjeneratë do të sjellë ndryshim për të mirë.

Aliu shtoi se lumenjtë, pyjet dhe parqet e Kosovës po dëmtohen dhe nuk po përdorën drejtë, kështu që duhet të ndërmerren hapa në raport me mjedisin.

“Shpresojmë që me gjeneratën e re dhe vetëdijesimin që do të ndikojmë ndaj tyre, mbase do të kemi ndryshim për të mirë…Unë uroj që kjo ditë bashkë me fëmijët tanë e bashkë me të gjithë që kjo ditë të na shërbej për vetëdijesim në raport me mjedisin. Ne sot kemi lumenj të pakët, kanë pak ujë edhe ata lumenj uji i tyre nuk përdorët drejt, na kemi pyje të pasura por ato pyje tona priten jashtëzakonisht shumë, kemi parqe të cilat po dëmtohen çdo ditë, kemi ndërtime të vazhdueshme ku toka jonë bujqësore po pakësohet çdo ditë, andaj e kemi te domosdoshme që të ndërmarrim hapa të shpejt në raport me mjedisin”, tha ai.

Këtij aktiviteti me nxënës iu bashkua edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ku u bëri thirrje mësimdhënësve që të vazhdojnë aktivitetet praktike me nxënës, duke zhvilluar kështu njohurit e tyre për ambientin.

“Besoj që thirrjet përgjithësi shumë më tepër duhet t’u bëhen të rriturëve sepse fëmijët jo vetëm që janë shumë të kujdesshëm e kreativ por edhe janë të kujdesshëm ndaj ruajtjes së mjedisit…prej këtu unë përcjell edhe më tej jo vetëm gatishmërinë time për bashkëpunim por edhe thirrjen për secilin mësimdhënës në shkollat tona që të vazhdojnë aktivitetet praktike me nxënës, që t’u japin mundësi atyre që në praktikë të zhvillojnë njohurit e tyre duke marrë pjesë aktive në ambient”, tha ajo

Klubet e gjelbërta të shkollave të Prishtinës në Ditën Botërore të Mjedisit promovuan konceptin 3’R, Redukto, Ripërdor dhe Riciklo, ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në burim, kompostimin, artin e ripërdorimit, si hapen ekspozitën me moton “Duaje Tokën”.

Gjithashtu në këtë bashkëorganizim morën pjesë organizata si “Green Art Center”, “ATRC”, “Pamkos” dhe “Let’s Center” dhe “Let’s Do it Kosova”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments