Sunday, May 5, 2024
HomeLajmeÇka thonte Ali Ahmeti për listat e zeza të SHBA-ve

Çka thonte Ali Ahmeti për listat e zeza të SHBA-ve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në një takim me qytetarët më 23 janar të këtij viti, në Zhelinë të Tetovës është pyetur për listat e zeza të SHBA-ve. Ai në përgjigje të gazetarit tha se nuk ka ndonjë informacion për listat e zeza dhe se kush do të jetë në këtë listë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Si Europa, si Amerika kanë përfaqësitë e veta, kanë vëzhguesit e vet dhe unë nuk kam ndonjë informacion për hartim të listave të zeza. Nëse ka lista të zeza dhe ky vlerësim është bërë nga Departamenti i Shtetit, përhajër u qoftë atyre që do të jenë në ato lista” ka thënë mes tjerash Ahmeti.

Përndryshe, dje (e martë) Departamenti Amerikan i shtetit (DASH) ka publikuar emrin e Ramiz Merkos, kryetar i komunës së Strugës, si persona non-grata. Arsyetimi i DASH për Merkon ishte se zyrtari i BDI-së ishte i përfshirë në krim dhe korrupsion, si dhe në ndikmin e gjykatave.

Që prej publikimit të informacionit se Merko është shpallur non grata në SHBA, nuk ka ndonjë reagim nga BDI-ja, prej ku edhe vjen Merko.

Ndërkohë ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoni, Angela Aggeler sot ka komentuar këtë ngjarje
“Vetëm të shtoj se këto emërtime marrin kohë, ndiqen nga afër nga një proces ligjor i rishikimit, do të thotë nuk merren lehtë, nuk merren shpejtë dhe në një moment të caktuar shqyrtohen një numër i emrave, pasi zyra jonë ligjore në SHBA dhe zyrat tjera rishikojnë faktet”, deklaroi Aggeler.

E pyetur se kur pritet të shpallen emrat e tjerë, Aggeler tha se për shkak të ndjeshmërisë së procesit nuk mund të flet për kohë të caktuar.

“Nuk mund të flas për kohë, për kumtesa në të ardhmen, besoj se do të ketë tjerë, kur do të ketë, nuk mund të them, sepse ky proces është i kujdesshëm, por vetëm të theksojmë se ne SHBA-të e marrim këtë shumë seriozisht”, deklaroi Aggeler. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments