Sunday, April 28, 2024
HomeLajmeLDK përfundimisht shkëputet nga Veliu, Ekrem Hyseni fiton me 90 vota

LDK përfundimisht shkëputet nga Veliu, Ekrem Hyseni fiton me 90 vota

Ekrem Hyseni është zgjedhur kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë.

Në Kuvendin zgjedhor ai ka marrë 90 vota

Kjo zgjedhje në LDK nënkupton që ky subjekt politik është shkëputur nga Agim Veliu.

Ky i fundit siç mëson Gazeta Express e ka lëshuar sallën.

Veliu për vite me rrallë ka qenë figura kyqe LDK-së në Podujevë, si dhe e ka drejtuar këtë komunë.

Por ai në vitin 2020 vendosi të bëhet ministër i Brendshëm në ekzekutivin e drejtuar nga Albin Kurti, koalicion me LDK-në.

Pasi Kurti e shkarkoi Veliun, LDK-ja e rrëzoi Qeverinë. Por Podujeva kishte shkuar në zgjedhje.

Në ato zgjedhje fitoi Lëvizja Vetëvendosje me Shpejtim Bulliqin, për të fituar më pas edhe zgjedhjet e rregullta lokale të vitit 2021.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments