Sunday, December 8, 2024
HomeLajmeShqipëriBasha: Me mua nuk ka ‘Minishengen Ballkanik’, me Kosovën do operojmë si...

Basha: Me mua nuk ka ‘Minishengen Ballkanik’, me Kosovën do operojmë si një treg i vetëm

Basha: Me mua nuk ka ‘Minishengen Ballkanik’, me Kosovën do operojmë si një treg i vetëm

Kreu i Partisë Demokratike ka komentuar situatën në Ballkan dhe marrëdhënine me Kosovën, ku sa i përket minishengenit, Basha tha se nuk ka projekt të tillë duke e quajtur një shfaqje arushash ballkanikë dhe se procesi i Berlinit është tjetër gjë.

“Njehtësimi. Jo edhe me Kosovën, vetëm me Kosovën. Njehtësimi do të thotë që ne do të fillojmë të marrim masat konkrete që të operojmë si një treg i vetëm, që do të thotë që diploma e lëshuar në Prishtinë do të njihet në Tiranë pa asnjë…
Njehtësimi është më shumë se standardizimi. Një biznes i riregjistruar në Kosovë nuk do ketë nevojë të marrë asnjë certifikatë në Shqipëri dhe anasjelltas, që një pronë e riregjistruar në Kosovë do të njihen dokumentet e pronësisë të kadastrës së Kosovës, të hipotekës së Kosovës dhe anasjelltas.

Synimi ynë do të jetë njehtësimi ekonomik. Shikoni gjithë procesi i anëtarësimit në BE ka një qëllim, që rregullat tona dhe zbatimi i këtyre rregullave të jenë njësoj si në Sarandë ashtu dhe në Stokholm. Prandaj është një proces i vështirë që kërkon vullnet politik dhe kërkon provojë, eksperiencë dhe lidhje.

Minishengeni është vetëm lëvizje e lirë. Bëhet fjalë për njehtësimin, në këtë mënyrë ne do të jemi të gatshëm kur të vijë dita për integrimin europian 2 vendet tona krah për krah drejt anëtarësimit në BE.

Nuk ka projekt Minishengeni. Procesi i Berlinit është tjetër gjë dhe minishengeni është shfaqe arushash Ballkanik. Nuk ka minishengen ballkanik, ka proces së Berlinit dhe ka një proces në të cilin nuk mund të përparohet pa zgjidhur problemin më të madh. Nuk mund të injorojë Serbia në dhomë do të thotë hajt se po bëjmë minishengen pa njohur Kosovën”, deklaroi Basha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments