Saturday, April 27, 2024
HomeLajmeKosovaAnëtari i LDK-së: Partitë tjera veç shpenzohen për zgjedhjet në Prishtinë

Anëtari i LDK-së: Partitë tjera veç shpenzohen për zgjedhjet në Prishtinë

Këshilltari i Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e LDK-së dhe ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Shefki Gashi, ka folur për garën e të parit të kryeqytetit.

 

Ai ka thënë se partitë tjera përveç LDK’së do të shpenzohen kot për zgjedhjet e të parit të kryeqytetit.

I ftuar në T7 ai ka kritikuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje e kreun e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Ai ka thënë se nga ky subjekt kanë punësuar persona me e pa përvojë.

“Veq kot hargjiten. Prishtina ka me fol këtë herë. Vetëvendosje e ka hëngër njëherë e kanë pa. Kanë fut me përvoja e pa përvoja në punë”, ka thënë ai.

Ndërsa, ai ka kritikuar edhe AAK-në e PDK-në, duke thënë se janë larg fitores në Prishtinë.

“ Komuna duhet të ketë njeri të nivelit profesional. Dauti s’ka çka lyp. Ndërsa Uran Ismailin unë e kam pasur koleg, është intelektual, por i painteresuar për zhvillimet në komunë”, ka shtuar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments