Thursday, April 25, 2024
HomeBotaAmerikanët paralajmërohen që të mos udhëtojnë për në Japoni teksa Lojërat Olimpike...

Amerikanët paralajmërohen që të mos udhëtojnë për në Japoni teksa Lojërat Olimpike po afrohen

Lojërat Olimpike të Tokios që u shtyhen vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19 edhe këtë vit po përballen me pengesa si shkak i rritjes së rasteve dhe varianteve të reja të koronavirusit.

Shenja e fundit shqetësuese për këto Lojëra erdhi teksa të hënën kur Departamenti i Shtetit Amerikan këshilloi qytetarët amerikanë që të mos udhëtonin në Japoni si shkak i rritjes së rasteve me COVID-19, shkruan CNN, transmeton klankosova.tv

Këshillimi “Niveli 4: Mos Udhëtoni” është niveli më i lartë paralajmërues në hierarkinë e paralajmërimeve të departamentit.

Japonia ka qenë e mbyllur për udhëtarët e SHBA-së gjatë gjithë pandemisë, me rrethana vetëm “shumë të kufizuara” në të cilat mund të hynin qytetarët amerikanë.

Lojërat Olimpike janë planifikuar të zhvillohen nga 23 korrik deri më 8 gusht në Japoni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments