Friday, April 19, 2024
HomeLajmeKosova748 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, 101 të hospitalizuar

748 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, 101 të hospitalizuar

748 raste me COVID-19 janë aktive në Gjilan, derisa 101 persona janë të hospitalizuar me këtë virus.

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Ismajli ka njoftuar se aktualisht 101 qytetarë të Gjilanit janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm, 76 prej të cilëve me oksigjeno-terapi​, derisa theksoi se 748 raste janë aktive.

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19012 mostra, 5729 kanë rezultuar pozitivë, 4848 janë shëruar, 123 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 748 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 101 persona dhe 68 mostra në pritje për  rezultat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments