Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeShqipëri47 deputetë firmosin për shkarkimin e Ilir Metës

47 deputetë firmosin për shkarkimin e Ilir Metës

Grupi parlamentar socialist avancon tentativën e radhës për të shkarkuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.

Sipas Top Channel, 47 deputetë socialistë kanë hedhur firmat për të mbështetur kërkesën e shkarkimit. Burime nga grupi parlamentar thanë se kërkesa dhe firmat janë depozituar në kryesinë e kuvendit që të premten.

Tanimë pritet vendimi për ta futur ne rend të ditës këtë kërkesë. Javën e shkuar, Top Channel raportoi se të gjithë deputetëve socialist i mbërriti një mesazh ku thuhej:

“Bazuar në disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesinë e Grupit Parlamentar kemi vendosur të iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments