Monday, November 11, 2024
HomeLajmeVideo e vitit 1999: Ushtarët rusë vrasin tre serbë në Gjilan, po...

Video e vitit 1999: Ushtarët rusë vrasin tre serbë në Gjilan, po sulmonin shqiptarët

Një nga incidentet më të rënda të pasluftës në Kosovë, ishte edhe ai kur ushtarët rusë kishin vrarë tre serbë.

Rusët kishin hapur zjarr ndaj serbëve pasi ata nuk ishin përgjigjur thirrjeve të ushtarëve që të ndalnin sulmin ndaj disa shqiptarëve, shkruan Magazina.al.

Ngjarja kishte ndodhur disa javë pas çlirimit të Kosovës në një fshat të Gjilanit, ku kishin mbetur një i vrarë dhe dy të plagosur shqiptarë, ndërsa 3 serbë u vranë nga forcat ruse pasi u përleshen edhe refuzuan thirrjet e ushtarëve rusë që të ndalnin sulmin ndaj shqiptarëve.

Në atë kohë, 40 mijë paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO-ja kishin të drejtë të përdorin forcën vdekjeprurëse për të mbrojtur veten dhe për këtë zyrtarët e NATO-s e kishin mbështetur veprimin e ushtarëve rusë.

https://video.gjirafa.com/ushtaret-ruse-vrasin-tre-serbe-ne-gjilan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments