Friday, December 6, 2024
HomeLajmeKosova329 lëndë të korrupsionit nga 646 u trajtuan nga prokuroritë vitin e...

329 lëndë të korrupsionit nga 646 u trajtuan nga prokuroritë vitin e kaluar

Nga 646 lëndë të korrupsionit sa ishin gjatë vitit 2020-të në prokuroritë e Kosovës, vetëm 329 prej tyre është arritur që të trajtohen. Kurse 317 lëndë që kanë ngelur pa u trajtuar janë bartur në vitin 2021,

 

Kështu u tha në konferencën e Lëvizjes FOL, në publikimin e raportit “Performanca e Prokurorisë në Luftën Kundër Korrupsionit 2020”.

Albana Hasani nga Lëvizja FOL theksoi se është shqetësuese bartja e lëndëve.

“Norma e zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit në të gjitha prokuroritë e Kosovës për vitin 2020 rezulton të jetë 87 përqind që nënkupton se numri i lëndëve të zgjidhura gjatë kësaj periudhe ishte më e ulët se numri i lëndëve të reja të pranuara gjatë vitit”, tha ajo.

Sipas saj, kohëzgjatja e përfundimit të të gjitha lëndëve që janë bartur në vitin 2021 do të jetë 354 ditë.

Hasani tregoi edhe se Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka rezultatin më të ulët, dhe se nga 100 lëndë ka arritur që t’i trajtojë vetëm 17 prej tyre.

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka rezultatet më të ulët. E cila nga 100 lëndë ka arritur të trajtojë vetëm 17 prej tyre”, tha ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments