Friday, May 17, 2024
HomeLajmeZogaj: Nesër fillojmë punën në një projekt fantastik për Prishtinën

Zogaj: Nesër fillojmë punën në një projekt fantastik për Prishtinën

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se nesër do të fillojë puna për realizimin e projektit për lidhjen e Urës së Madhe me rrugën që dërgon deri te rrethi i lagjes “Arbëria”.

Sipas Zogaj kjo lidhje e re do të mundësojë qarkullim alternativ për veturat.

“Nesër fillojmë punën në një projekt fantastik për Prishtinën. Lidhja e Urës së Madhe me rrugën që dërgon deri te rrethi i lagjes “Arbëria”. Kjo lidhje e re do të mundësojë qarkullim alternativ për veturat dhe do të lirojë trafikun në këtë zonë të qytetit,” ka shkruar Zogaj në Facebook.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments