Friday, November 1, 2024
HomeLajmeKosovaZKM publikon fotografi nga darka e liderëve të Ballkanit në Kotor, Kurti...

ZKM publikon fotografi nga darka e liderëve të Ballkanit në Kotor, Kurti shihet bashkë me Ramen e Xhaferin

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë mbrëmë në darkën e shtruar nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, për liderët e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri theksoi se në këtë samit do të diskutojë për përparimin e Kosovës në Agjendën e Reformës së Planit të Rritjes dhe për çështje rajonale, duke përfshirë gjendjen e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në kuadër të Procesit të Berlinit, përcjell Gazeta Express.

Krahas liderëve të rajonit, në darkë ishin të pranishëm edhe Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman.

Sot, duke filluar nga ora 9:30, Kurti do të jetë folës në panelin e diskutimit “Situata aktuale dhe planet e së ardhmes – Plani i ri i rritjes”.

Ky është takimi i tretë këtë vit ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Kësaj radhe nikoqire e takimit është Qeveria e Malit të Zi, kurse samiti po zhvillohet nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”.

Ky është takimi i tretë këtë vit ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Kësaj radhe nikoqire e takimit është Qeveria e Malit të Zi, kurse samiti po zhvillohet nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments