Friday, March 29, 2024
HomeLajmeKosovaZjarrfikësit kërkojnë ndihmën e shtetit, thonë se janë në gjendje të rëndë

Zjarrfikësit kërkojnë ndihmën e shtetit, thonë se janë në gjendje të rëndë

Sindikata e zjarrfikësve të Kosovës, me rastin e 4 majit Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, ka shprehur serish shqetësimin lidhur me gjendjen e vështirë që po mbretëron në këtë shërbim.

Në një deklaratë për media, sindikata iu ka bërë thirrje institucioneve qendrore dhe atyre lokale që t’i vizitojnë shërbimet zjarrfikëse dhe shpëtimit dhe drejtpërdrejt të njoftohen mbi problemet dhe sfidat që ballafaqohen zjarrfikësit vite me radhë.

“Ftojmë institucionet vendimmarrëse që urgjentisht të shtrohet kjo çështje, të analizohet gjendja e shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit, të krijohen kushte normale për punë, siguri në punë, të rritet gatishmëria emergjente që ky shërbim të jetë funksional dhe të arsyetojë themelimin, misionin e shenjtë të zjarrfikësve shpëtimin e jetës së njeriut dhe të mirave materiale”, thuhet në deklaratë.

Për më tepër, Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka kërkuar ndërmarrjen e veprimeve të pushtetit qendror dhe lokal me qëllim të përmirësimit të gjendjes aktuale për zjarrfikësit.

“Shpresojmë se viti tjetër këtë shërbim ta gjejë në kushte më të mira, të sigurohet buxhet, të definohen kompetencat menaxhuese, një organizim te mirë, të përgatitur për sfidat e ndryshme që mund të paraqiten në situata emergjente”, thuhet ndër tjera në deklaratë.

“Në këtë ditë të shënuar ndërkombëtare në shtetet e tyre ku veprojnë, zjarrfikësit vizitohen nga institucionet dhe mekanizmat shtetërorë iu jepen mirënjohje, falënderime, demonstrojnë shkathtësitë profesionale që dëshmojnë gatishmërinë emergjente për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në çdo moment. Te ne në Kosovë kjo ditë kalon në heshtje, shërbimin e zjarrfikësve e gjen në një pozitë shumë të vështirë dhe thuajse të papërballueshme, ku zjarrfikësit përballen me shumë vështirësi në të gjitha aspektet. Zjarrfikësit e Kosovës funksionojnë në mospërputhje të plotë me ligjet në fuqi, të injoruar, të anashkaluar dhe pa asnjë përkujdesje institucionale, që ka ngritë indinjatë te thellë te kjo kategori e të punësuarve. Zjarrfikësit nuk kanë status të drejtë juridik (statusi i zjarrfikësve është i shërbyesve civilë) nuk kanë definim të kompetencave menaxhuese, dualizëm i krijuar në mes te pushtetit qendror dhe lokal”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, vakumi i krijuar në mes të AME/ MPB, dhe Komunave, ka krijuar telashe dhe zjarrfikësit janë pa buxhet të planifikuar, pa pajisje personale, pa automjete dhe teknikë zjarrfikëse, nuk posedojnë pajisje të sigurta për punë, pajisje të pa testuar dhe të kontrolluara sipas deklaratës së prodhuesit pa uniforma, pa simbole, numri jashtëzakonisht i vogël i zjarrfikësve, jashtë çdo kriteri, kjo gjendje e krijuar ku drejtpërdrejt zjarrfikësit rrezikojnë shëndetin e tyre.

“Në vazhdimësi kemi kërkuar nga institucionet, që nga viti -2010, që kjo gjendje të përmirësohet dhe të krijohen kushte normale për punë, por asnjëherë nuk treguan gatishmëri për të zgjedhur problemet dhe situatën e krijuar. Zjarrfikësit nuk kompensohen për orët jashtë orarit të punës, për ndërrimet e natës, për festa shtetërore, koeficienti më i ulët nga të gjitha kategoritë e të punësuarve në vend. Shfrytëzoj rastin që Shërbimit të Zjarrfikësve në vendin tonë dhe Zjarrfikësve kudo që janë, iu urojmë ditën ndërkombëtare të zjarrfikësve, duke iu uruar shëndet, suksese dhe i përgëzojmë për sakrificën dhe gatishmërinë për të shërbyer vendit kurdo që paraqiten raste emergjente”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments