Thursday, May 13, 2021
HomeLajmeKosovaDeputetja shqiptare në Kroaci: Nuk kam marrë konfirmim zyrtar nga presidenti për...

Deputetja shqiptare në Kroaci: Nuk kam marrë konfirmim zyrtar nga presidenti për garancën për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve

Ermina Lekaj-Përlaskaj, pjesë e institucioneve shtetërore kroate, ka demantuar lajmin se Kroacia ka dhënë garancë për lirimin me kusht të ish-eprorëve të UÇK’së, të cilët po gjykohen për krime lufte nga Dhomat e Specializuara nga Hagë.

E njëjta thotë se Zyra e Presidentit të Kroacisë nuk e ka konfirmuar ende se do të garantojë për mbrojtjen e Thaçit dhe të tjerëve.

“Kroacia dhe Zyra e Presidentit nuk e ka konfirmu që do të garantojnë për mbrojtjen e eproreve ushtarak konkretisht për z. Thaçin dhe z. Veselin. Kroacia është e gatshme t’i ndihmojë Kosovës, por nuk ka garancion dhe kaucion ende”, thuhet në demantin e saj.

Lekaj-Përlaskaj në emisionin “Frontal” ka bërë me dije se Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë do të zhvillojë vizitë të enjten në Prishtinë.

“Një raportim që kam kërkuar nga zyra e presidentit kroat, ende nuk është dhënë asnjë kumtesë zyrtare. Jam në bisedime me shefin e kabinetit të presidentit…Mundësia ekziston që Kroacia të jap një garancë të tillë, por nuk kemi asgjë zyrtare që Kroacia ka ofruar deri më tani…Besoj që Kroacia ka disponim dhe të enjten do të jem në Prishtinë në vizitë me Ministrin e Punëve të Jashtme”, ka deklaruar ajo në ‘Frontal’.

Ndryshe, Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Koshares, Hisen Berisha, ka jehuar idenë se Kroacia do ofrojë garancë të lirimit me kusht të të arrestuarve në Hag

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments