Thursday, April 25, 2024
HomeLajmeXhaka festoi me fanellën e Ardon Jasharit, mediumi i Vuçiqit e quan...

Xhaka festoi me fanellën e Ardon Jasharit, mediumi i Vuçiqit e quan provokim dhe aludim në Adem Jasharin

Granit Xhaka dje dhuroi spektakël me paraqitje brilante për Zvicrën në fitoren 3:2 ndaj Serbisë në Kupën e Botës.

Ylli i Arsenalit u shpall më pas edhe lojtari i ndeshjes.

Në fund të takimit, ai veshi fanellën e Ardon Jasharit, një tjetër futbollisti shqiptar që luan për Zvicrën.

Mediumi i Vuçiqit, Kurir, e ka quajtur këtë gjest si provokim dhe aludon se këtë e bëri për Adem Jasharin.

Në titullin e vendosur nga ta, kishte gjuhë totalisht antishqiptare, madje mediumi serb e quan “terrorist” Adem Jasharin.

“Xhaka festoi fitoren kundër Serbisë me fanellën e Jasharit: Provokimi më i keq i mundshëm i popullit tonë dhe kujtim i udhëheqësit terrorist të UÇK-së!”, thuhej në titullin e mediumit serb, Kurir.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments