Tuesday, May 14, 2024
HomeBotaVuçiqi ankohet pse Kurti po e quan shërbëtor të Putinit

Vuçiqi ankohet pse Kurti po e quan shërbëtor të Putinit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shtruar një varg me akuza në adresë të Kosovës.

Vuçiq, që ka aleancë të madhe me Rusinë e cila po sulmon ushtarakisht Ukrainën, thotë se Prishtina por edhe Zagrebi e Podgorica e duan Beogradin në zënkë me botën.

“Kurthi në këtë moment është që pala e Kosovës po do neve të na shtyj në konflikt duke thënë që ne jemi shërbëtor rus dhe që ne i zbatojmë urdhrat e Rusisë në Ballkan”, tha ai.

Vuçiq vazhdoi të flas për telashet që thotë se po i shkakton Kosova. Republika që Serbia ende e mban në kushtetutë si pjesë të saj, nuk lejoi mbajtjen e zgjedhjeve serbe në tokën e saj më 3 prill. Qeveria e Serbisë nuk pranoi ti drejtohet asaj të Kosovës, direkt për këtë punë.

“Kemi pranuar shumë kompromise. Madje u pajtuam që zyrtari jonë qeverisës ti drejtohet me letër qeverisë kosovare, pra e kemi gëlltitur edhe këtë. Por ne nuk kemi dashur ti drejtohemi në mënyrën qeveria e Serbisë i drejtohet qeverisë së Kosovës , sepse kjo do të thoshte në realitet de fakto njohjen e Kosovës. Ata kanë insistuar në këtë model ne natyrisht që refuzuam” sqaroi kryetari i Serbisë.

Të martën në Beograd, qëndruan përfaqësuesit e serbëve të Kosovës. Disa prej tyre propozuan bojkotin total të punës në institucionet kosovare. Komuna, gjykata, polici. Vuçiq pretendon se kjo nuk ndodhi për shkak të thirrjes së tij që të veprohet me qetësi.

“Është shqetësuese që në botë janë të gatshëm të heshtin edhe për qëllimin e Albin Kurtit , që të shkaktoj jo stabilitet dhe probleme në rajon. Kjo duke menduar se me këto veprime menduar se e kanë mbështetur “Carin drejt muri”. Prandaj unë fola me serbët e Kosovës në atë mënyrë” tha Vuçiq, për emisionin e mëngjesit në televizionin “PINK TV”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments