Monday, April 29, 2024
HomeSportUEFA: Katër kandidatë potencialë për të organizuar Euro 2028 dhe Euro 2032

UEFA: Katër kandidatë potencialë për të organizuar Euro 2028 dhe Euro 2032

UEFA ka konfirmuar sot kandidaturat për të organizuar Kampionatin Evropian 2028.

UEFA bën të ditur se ka katër opsione në tavolinë sa i përket organizimit të Euro 2028, me Rusinë që shihet si befasi.

Anglia, Uellsi, Skocia, Irlanda e Irlanda Veriore kanë aplikuar për të organizuar Euro 2028 së bashku.

Rusia dhe Turqia në anën tjetër kanë shprehur interesim për të organizuar ose Euro 2028, ose Euro 2032.

Interesim ka edhe nga Italia, por këta të fundit kanë sytë vetëm tek Euro 2032.

Emërimi i organizatorëve lidhur me këto kompeticone (Euro 2028, Euro 2032) bëhet në shtator të vitit 2023. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments