Friday, March 29, 2024
HomeBota“Vuçiq, shqiptar na tradhtove”, thirrje të çuditshme në protestën pro-ruse në Serbi

“Vuçiq, shqiptar na tradhtove”, thirrje të çuditshme në protestën pro-ruse në Serbi

Tubimi filloi me himnet e Serbisë dhe Rusisë, qytetarët mbajnë flamuj rus dhe serb dhe thërrasin “Rusi, Rusi”, “Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”, “Tradhti, tradhti”. Protestuesit më pas marshuan drejt ambasadës ruse. Përgjatë këtij tubimi, u dëgjuan edhe thirrje “Vuçiq, shqiptar, na tradhtove”.

 

Qytetarë të shumtë serbë kanë dalë për të protestuar në mbështetje të Rusisë, pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk e përkrahi pushtimin rus ndaj Ukrainës.

Protestuesit janë mbledhur në afërsi të Presidencës së Serbisë, duke e mbyllur rrugën për qarkullim. Të mbledhurit kanë kënduar mesazhe mbështetjeje për Rusinë, e cila filloi pushtimin e Ukrainës të enjten e kaluar,shkruan media serbe.

Përfaqësuesit e organizatave të ekstremit të djathtë – Damnjan Knezevic nga Patrulla Popullore, Mladen Obradovic nga Obraz – iu drejtuan pjesëmarrësve të protestës nga skena duke u thënë se nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë pas zgjedhjeve, dy herë më shumë njerëz se sonte do të dalin në rrugë.

Knezevic u dërgoi një mesazh CNN, BBC dhe RTS, “se rusofobia në Serbi është një gabim statistikor”.

Obradovic tha se “Rusia po çliron të gjithë botën nga kërcënimet e NATO-s” dhe se sot “Putini ka treguar se kush është burrështetasi më i fortë dhe më i guximshëm në botë”.

Tubimi filloi me himnet e Serbisë dhe Rusisë, qytetarët mbajtën flamuj rus dhe serb dhe brohorisnin “Rusi, Rusi”, “Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”, “Tradhëti, tradhëti” dhe “Vuçiq Shqiptar, e tradhtove Serbinë”.

Protestuesit më pas shkuan për shëtitje drejt ambasadës ruse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments