Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se kryeministrja e deritashme e Serbisë, Ana Bërnabiq nuk do të jetë më në këtë post.

Sipas tij, Bërnabiq do të jetë kryetare e re e Parlamentit të Serbisë.

Ai tha gjithashtu se mandatari për formimin e qeverisë së re do të caktohet brenda 7- 10 ditësh.

Duke folur për Bërnabiqin, Vuçiq theksoi se ajo është surpriza më e madhe në politikën serbe për të.

“Ana Bërnabiq është surpriza ime më pozitive, ajo bëri më së shumti përparim, luftoi aq fort dhe guximshëm”, tha ai.