Saturday, May 4, 2024
HomeBotaVuçiq: Duhet të përgatitemi nga tani, na pret një dimër tjetër i...

Vuçiq: Duhet të përgatitemi nga tani, na pret një dimër tjetër i vështirë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka lëshuar së fundi një paralajmërim sa i përket furnizimit me gaz dhe sigurimit të energjisë elektrike.

Vuçiq tha se duhet përgatitur për një dimër të fuqishëm.

Duhet të bëhemi gati nga 1 maji, na pret një dimër i vështirë”, theksoi ai.

Vuçiq është pyetur që të komentoj njoftimin e Bullgarisë për ndërprerjen e importit të gazit rus, ku theksoi se nuk ishte i sigurt se ishte kaq e lehtë të zbatohej një ndërprerje e mundshme e importit të gazit, sepse sipas tij, nuk ka mjaftueshëm gaz.

Tutje ai tha se Serbia do të bisedojë për një marrëveshje të re që lidhet me gazin.

Madje ai tha se gjermanët veçse kanë filluar përgatitjet për dimrin e ardhshëm.

Ndryshe këtë vit thuajse në të gjitha anët e botës pati ngritje të çmimit të energjisë elektrike, sidomos pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments