Wednesday, April 24, 2024
HomeLajmeKosovaShpejtim Bulliqi reagon për sulmin fizik ndaj një mjeku në QKMF-në e...

Shpejtim Bulliqi reagon për sulmin fizik ndaj një mjeku në QKMF-në e Podujevës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas një sulmi fizik që u bë ndaj një mjeku në QKMF-në e kësaj komune.

Bulliqi tha se sulmi ndaj mjekut është një akt i papranueshëm dhe i turpshëm.

Tutje ai kërkoi nga organet e rendit të marrin masat ligjore dhe të nxirret para drejtësisë autori i sulmit.

Postimi i plotë:

Sulmi ndaj mjekut në QKMF në Podujevë është një akt i papranueshëm dhe i turpshëm.

Duke e dënuar ashpër sulmin ndaj mjekut në vendin e tij të punës, kërkoj nga organet e rendit të ndërmarrin masat ligjore dhe të nxirret para drejtësisë autori i sulmit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments