Saturday, April 27, 2024
HomeLajmeKosovaVuçeviq: Po të urdhëronte Vuçiqi do të hynim në Kosovë, por do...

Vuçeviq: Po të urdhëronte Vuçiqi do të hynim në Kosovë, por do ta informonim KFOR-in

Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka pretenduar se nëse forcat serbe do të merrnin urdhër nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për të hyrë në Kosovë siç tha ai  “do ta kryenin një detyrë të tillë me efikasitet, profesionalizëm dhe sukses”.

Ai në një konferencë për media të mbajtur në Beograd ka theksuar se bashkëpunimi me KFOR-in është i mirë, shkruan N1.

Tha se nëse Forcat e Armatosura të Serbisë marrin urdhër nga presidenti i Serbisë, si Komandant Suprem, për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, një detyrë të tillë Forcat e Armatosura do ta kryejnë me efikasitet, profesionalizëm dhe sukses”

“Ka një fushatë sistematike kundër Ushtrisë Serbe, ne asgjë nuk punojmë pas shpine”.Pavarësisht se Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës dje me fakte paraqiti video të trajnimeve të serbëve para sulmit terrorist në Banjskë, Vuçeviq tha se nuk ka pasur trajnime të ndonjë force terroriste apo ndonjë depërtim në territorin e Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments