Sunday, October 13, 2024
HomeLajmeKosovaVlora Çitaku kujton Agim Ramadanin me një poezi të tij

Vlora Çitaku kujton Agim Ramadanin me një poezi të tij

Ish-Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku, ka shpërndarë një poezi të Agim Ramadani në përvjetorin e Betejës së Koshares.

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Në këtë ditë, Çitaku ka kujtuar Ramadanin me një poezi të tij:

Agim Ramadani

Kur të kthehem

Asgjë nuk do të jetë

Siç ishte më parë

Kur të kthehem

Sa do të jem i vetes

Nuk e di

Qentë e lagjes

Në mua do vërsulen

S’do të më njohë askushë

Njerëz tjerë do të jenë

Njerëz të gjakut tim

Kur të kthehem

Edhe Unë do të jem ndoshta

Një jetë tjetër.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments