Monday, May 20, 2024
HomeLajme“Viktimë” e sanksioneve të BE’së, Ministri Rashiq tregon si iu anuluan takimet...

“Viktimë” e sanksioneve të BE’së, Ministri Rashiq tregon si iu anuluan takimet në Bruksel

Nenad Rashiq, ministër për komunitete dhe kthim, ka thënë se është viktima e parë e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës pasi I janë anuluar disa takime në Bruksel.

Për këtë ka njoftuar në Twitter, Gerald Knaus, i cili ka treguar se Rashiq pati takime më 19 qershor për të diskutuar për mbështetjen ndaj pakicës serbe.

Por takimet i janë anuluar, pikërisht shkak i sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës, ku përfshihet edhe mos-pjesëmarrja e zyrtarëve kosovarë në takime.

”Absurditet Sanksionet e BE-së kundër Kosovës. Viktima e parë: 🇽🇰 Ministri serb Nenad Rasic, i cili pati takime në Bruksel më 19 qershor për të diskutuar mbështetjen për pakicën serbe me zyrtarët e BE-së“, ka shkruar ai.

Në këtë video, Rashiq tregon për mënyrën sesi i janë anuluar takimet, duke thënë se është viktima e parë

”Emri im është Nenad Rashiq, jam ministër për komunitete dhe kthim  komuniteteve më Qeverinë e Kosovës. Unë jam viktima e parë e sanksioneve të BE-së. Ne kishikm për të diskutuar për mbështetjen e minoriteve të serbeve”, ka thënë ndër tjerash Rashiq.

Bashkimi Evropian kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të situatës në Veriun e Kosovës.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments