Sunday, December 8, 2024
HomeLajmeKosovaVetëvendosje e mohon lajmin se Kurti ka siguruar 200 mijë vaksina Pfizer

Vetëvendosje e mohon lajmin se Kurti ka siguruar 200 mijë vaksina Pfizer

Dje është raportuar në disa media që vendi ka arritur të sigurojë 200 mijë vaksina Pfizer,

Një lajm të tillë e kanë demantuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Arlind Manxhuka, zëdhënës i kësaj paritë, këtë lajm e ka cilësuar si lajm të rremë, duke aluduar edhe në tendencë të mediave që e kanë publikuar.

Ai ka thënë se ky lajm është nxjerrë në media të caktuara me qëllimin që të krijohen pritje te qytetarët, e pastaj të kthehet në sulm ndaj qeverisë Kurti.

“Ky është rasti tipik se si shtyhet përpara një lajm i rremë (fake news). Artikullin në linqet dhe fotografitë më poshtë do ta shihni se është identik, madje është marrë direkt pa u ndryushuar fare nga ata që e kanë nisur këtë fake news. Disa ditë janë përpjekur edhe në portale të tjera por në fund kanë arritur ta nxjerrin vetëm në këto. Një portal ka dërguar pyetje mbi këtë lajm dhe është demantuar, dhe si rrjedhojë nuk ka dalur si lajm, por në këto të tjerat po. Ky nuk është vetëm informacion i rremë, por artikull i përgatitur plotësisht. Duan të krijojnë pritshmëri për t’u kthyer në sulm ndaj qeverise”, ka thënë Manxhuka.

Zëdhënësi i VV’së, ka akuzuar partitë politike rivale, si shtytës të këtij lajmi.

“Sikur shumë herë të tjera edhe kësaj radhe ky fake neës vjen direkt nga një parti politike, e cila dëshiron të gënjejë dhe ndikojë opinionin publik. Së bashku me dekonspirimin e lajmit dhe personave që e kanë shtyrë atë po dalin në pah edhe mediumet e lidhura ngusht me regjimin e vjetër, normalisht ende jo të gjitha. Për fund, nëse ju nuk e dini që ne dimë, atëherë ja ku po ju themi”, ka thënë në fund Manxhuka.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments