Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeKosovaKosovari vdes duke punuar në Itali, shokët i mbledhin 11 mijë euro...

Kosovari vdes duke punuar në Itali, shokët i mbledhin 11 mijë euro për ta varrosur në Kosovë

Televizioni italian, Tele Tevere ka shkruar për një kosovar 43 vjeç, i cili ka vdekur aksidentalisht teksa po punonte.

 

Emri i tij ishte Bekim Kunushevci, 43 vjeç, me origjinë nga Kosova, por për 20 vjet ai kishte jetuar në Itali ku kishte ardhur si refugjat duke ikur nga lufta. Ai aktualisht banonte në Anghiari me gruan dhe dy fëmijët e tij (të moshës 10 dhe 8 vjeç). Më 27 mars në Città di Castello një aksident shumë i rëndë në punë rezultoi në vdekjen e tij, shkruan TV Tevere.

Ai po bënte disa punë ndërtimi brenda një apartamenti. Teksa ndodhej në një shkallë, papritmas ai rrëshqiti dhe goditi kokën me në cep të shtratit. Menjëherë ai u transportua në spitalin Tifernate, më pas në Santa Maria della Misericordia në Perugia, ku vdiq në 30 mars.

Por ky rast i trishtë ka disa anë për të sqaruar, aq sa kosovari është në qendër të një hetimi nga Prokuroria Publike e Perugias e cila ka hapur një dosje për vrasje pa dashje duke regjistruar dy përfaqësuesit e ndërmarrjes ndërtimore. Për më tepër, si pjesë e hetimeve, u kërkua marrja e të dhënave mjekësore të spitaleve (të Città di Castello dhe Perugia).

Anëtarët e familjes së 43-vjeçarit mbrohen nga avokatët Emanuela Splendorini dhe Mirco Meozzi. Trupi u dërgua për obduksion, u krye një autopsi dhe më 7 prill, prokurori publik Massimo Casucci, i cili koordinoi hetimet, lëshoi ​​autorizimin për t’i dhënë lamtumirën e fundit 43-vjeçarit.

Trupi i pajetë i shqiptarit i cili humbi jetën në Itali, do të kthehet për varrim në Kosovë falë një solidariteti të bashkëkombasve që jetojnë në Itali dhe Ballkan.

Komuniteti kosovar, shqiptar dhe maqedonas që jetonte në Valtiberina, i ndihmuar nga disa italianë, organizoi një mbledhje fondesh për të mundësuar që trupi i pajetë i Kunushevcit të kthehej në atdhe.

Falë këtij organizimi u mblodhën 11,000 euro të cilat do të përdoren për t’i paguar shpenzimet. Ajo që mbetet do t’i dhurohet gruas dhe fëmijëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments