Sunday, May 5, 2024
HomeSportVetëm pak ditë pas humbi titullin, Hamilton merr çmimin e madh

Vetëm pak ditë pas humbi titullin, Hamilton merr çmimin e madh

Piloti i garave Lewis Hamilton mori sot titullin kalorës – vetëm disa ditë pasi humbi garën në kampionatin F1.

 

Asi i Formula 1, 36 vjeç, u nderua nga Princi Charles në Kështjellën Windsor këtë mëngjes.

Ai shoqërohej në ceremoni nga nëna e tij Carmen Larbalestier, e cila së bashku me babain e tij, Anthony, kanë qenë një mbështetëse entuziaste e karrierës së tij në gara.

Hamilton, shtatë herë kampion bote në F1, mori titullin kalorës për shërbimet në motorsport.

Ai bashkohet me Sir Jackie Stewart, Sir Stirling Moss dhe Sir Jack Brabham si garuesi i katërt në F1 që u shpall kalorës.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Hamilton humbi titullin e tij – duke u mposhtur nga holandezi Max Verstappen në garën e diskutueshme në Abu Dhabi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments