Saturday, May 18, 2024
HomeSportMessi për Agueron: Do të vazhdojmë t’i jetojmë së bashku momentet tona...

Messi për Agueron: Do të vazhdojmë t’i jetojmë së bashku momentet tona të bukura jashtë fushës

Sergio Aguero konfirmoi tërheqjen e tij nga futbolli gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot në Barcelonë.

 

33-vjeçari u dërgua në spital pasi përjetoi dhimbje gjoksi dhe vështirësi në frymëmarrje gjatë barazimit 1-1 të Barcelonës me Alaves në tetor dhe më pas u përjashtua nga fusha për tre muaj pas një diagnoze të aritmisë kardiake.

Pas konfirmimit të pensionimit, ka reaguar bashkëkombasi i tij, Lionel Messi.

“Pak a shumë një garë e tërë së bashku, Kun! Jetuam momente shumë të bukura dhe të tjera që nuk ishin aq shumë, të gjitha këto na bënë gjithnjë e më të bashkuar dhe më shumë miq. Dhe ne do të vazhdojmë t’i jetojmë së bashku jashtë fushës. Me gëzimin e madh që ngrite Kupën e Amerikës pak më parë, me të gjitha arritjet që arrite në Angli. Dhe e vërteta tani dhemb shumë kur sheh se si duhet të ndalosh së bëri atë që do më shumë për shkak të asaj që të ndodhi. Jam i sigurt që do vazhdosh të jesh i lumtur sepse je një person që transmeton lumturi dhe ata që të duan do jenë me ty. Tani fillon një fazë e re e jetës tënde dhe jam i bindur që do ta jetosh me një buzëqeshje dhe me gjithë iluzionin që ke vënë në gjithçka. Gjithë të mirat në këtë fazë të re!!! Të dua shumë miku im, do më marrë malli të jem me ty brenda fushës dhe kur të mblidhemi me Kombëtaren!!!”, ka theksuar ylli argjentinas.

Aguero lë pas vetes 427 gola të shënuara në karrierën e tij profesionale me trofe të shumë kolektivë e individual.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments