Friday, December 6, 2024
HomeShëndetësiVerdhëza tek të porsalindurit; Çfarë duhet të dinë prindërit

Verdhëza tek të porsalindurit; Çfarë duhet të dinë prindërit

Në përgjithësi, shenjat shfaqen disa ditë pas lindjes dhe kjo mund të zgjasë disa javë.

Disa foshnja hasin probleme për t’u përshtatur me botën e re. Fatmirësisht, pjesa më e madhe e problemeve me të cilat përballen, janë të vogla dhe zgjidhen shpejt, shkruan libri libri “Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme”.

Verdhëza

Këtë sëmundje që shfaqet me një nuancë të verdhë në lëkurë dhe sy, e kalojnë më tepër se gjysma e foshnjave të porsalindura.

Në përgjithësi, shenjat shfaqen disa ditë pas lindjes dhe kjo mund të zgjasë disa javë. Verdhëza shfaqet kur bilirubina, e cila prodhohet nga ulja e numrit të rruazave të kuqe të gjakut, grumbullohet më shpejt sesa mëlçia arrin ta nxjerrë nga trupi.

Zakonisht verdhëza ikën vetë dhe nuk shkakton asnjë problem te fëmija. Ajo mund ta zërë atë për disa arsye: – bilirubina prodhohet më shpejt nga sa mund të reagojë mëlçia;

– mëlçia e fëmijës, që është ende në zhvillim e sipër, nuk është në gjendje ta largojë bilirubinën nga gjaku;

– pjesa më e madhe e bilirubinës thithet nga zorrët, para se trupi i fëmijës ta nxjerrë jashtë me jashtëqitje.

Verdhëza që është në nivele mesatare, nuk kërkon asnjë lloj mjekimi, ndërsa në rastet më të rënda, foshnja duhet të qëndrojë më gjatë në maternitet. Verdhëza mund të largohet në një sërë mënyrash.

-Këshillohet që ta ushqeni foshnjën më shpesh, gjë që nxit bilirubinën të largohet me jashtëqitjen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments