Tuesday, May 21, 2024
HomeLajmeKosovaVdes një grua gjatë fluturimit nga Zvicra në Kosovë

Vdes një grua gjatë fluturimit nga Zvicra në Kosovë

Një grua ka ndërruar jetë, teksa po udhëtonte me aeroplan nga Zvicra në Kosovë.

Të njëjtës sipas policisë i është keqësuar gjendja shëndetësore gjatë fluturimit.

Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se  viktima femër kosovare derisa ishte duke fluturuar në arritje nga Zvicra,  i është keqësuar gjendja shëndetësore  dhe pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja  e viktimës.  Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments