Friday, May 17, 2024
HomeLajmeKosovaHoti: Qeveria emëron anëtaren e Bordit të OSHP-së pa konkurs publik

Hoti: Qeveria emëron anëtaren e Bordit të OSHP-së pa konkurs publik

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e ka emëruar një anëtare të Bordit të OSHP-së pa konkurs të hapur.

Sipas Hotit, këtë vendim Kuvendi e ka miratuar pas asnjë kundërshtim.

“Në vendimet që lidhen me prokurimin, Qeveria nuk pyet për ligj apo praktika të mira të vendimmarrjes. Siç raportohet nga tri organizata të shoqërisë civile, Qeveria e ka emëruar një anëtare të Bordit të OSHP-së pa konkurs të hapur. Kuvendi e ka miratuar këtë pa asnjë kundërshtim, siç është bërë praktikë”, ka shkruar në Facebook ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments