Friday, April 26, 2024
HomeLajmeKosovaVdes në QKUK një i burgosur i Dubravës, Policia nis hetimet

Vdes në QKUK një i burgosur i Dubravës, Policia nis hetimet

Dje në klinikën e QKUK-së ka vdekur një i burgosur i Dubravës, shkruan Express.

Policia njofton se ai ka qenë i shtrirë në QKUK për shkak të gjendjes shëndetësore.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Raporti i plotë:

QKUK Prishtinë 06.08.2022 – 17:21. Në klinikën e QKUK-së ka ndërruar jetë viktima mashkull  kosovar i cili ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe për shkak të gjendjes shëndetësore është shtrirë në QKUK, Prishtinë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments