Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosovaVazhdon seanca e Apelit në rastin kundër Salih Mustafës

Vazhdon seanca e Apelit në rastin kundër Salih Mustafës

Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara, sot, vazhdon seancën në çështjen ndaj Salih Mustafës. Sipas njoftimit të Speciales, gjykimi do të mbahet nga ora 09:30.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, të enjten, më 26 tetor, është mbajtur seanca e parë e Apelit në çështjen e Salih Mustafës.

Sipas avokatit Von Bone, trupi gjykues nuk ka zbatuar standarde të drejta dhe të paanshme në vlerësimin e provave dhe dëshmitarëve.

Me këtë rast, mbrojtja e tij ka kërkuar që Mustafa të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat të cilat rëndojnë mbi të.

Salih Mustafa pretendohet se ishte komandant i njësitit gueril BIA i cili operonte brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (‘UÇK’).

Aktakuza e ngarkon atë për krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në fshatin Zllash, në regjionin Gollak të Kosovës. Paraqitja e provave në këtë çështje gjyqësore përfundoi më 20 qershor 2022 dhe deklaratat përmbyllëse u bënë në periudhën 13-15 shtator 2022.

Aktgjykimi u shpall më 16 dhjetor 2022: Trupi Gjykues e shpalli z. Mustafa fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim.

Më 2 shkurt 2023, Mbrojtja e Mustafës bëri njoftimin (konfidencial) për apel kundër Aktgjykimit. Versioni i redaktuar i fundit i dosjes së korrigjuar të apelit të Mbrojtjes u dorëzua më 15 shtator 2023. Seanca e apelit është caktuar të mbahet më 26 dhe 27 tetor 2023.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments