Një tifoz argjentinas u mbyt për vdekje kur flamuri të cilin e kishte mbështjellë rreth shpatullave, iu kap në motoçikletë.

22-vjeçari, Sebastian Oscar Maciel, vdiq menjëherë pasi e privoi aksidentalisht veten nga oksigjeni.

Ai u rrëzua në tokë ndërsa festonte triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës të dielën në qytetin Bahia Blanca në provincën e Buenos Aires.

Tifoz i Argjentinës. Sebastian Oscar Maciel, 22 vjeç, ndërroi jetë pasi u mbyt për vdekje, kur flamuri që kishte mbështjellë rreth shpatullave i zunë në motoçikletë.

Burri ishte në një motoçikletë Honda XR 150cc në momentin e ngjarjes. Një burim policor i tha një gazete lokale: “Burri duket se ka vdekur kur një flamur argjentinas që mbante të lidhur në qafë si pelerinë, u kap në njërën nga rrotat e motoçikletës dhe e mbyti për vdekje”.

“Dëshmitarë të ndryshëm e panë atë të rrëzuar në tokë dhe kuptuan se ai e kishte flamurin në qafë.”

A couple kissed as other football fans pile up to celebrate the World Cup victory last night on the streets of Buenos Aires

Hetimi është në vazhdim, por hipoteza fillestare është se ai ka vdekur nga asfiksia. Argjentinasit anembanë botës festuan në rrugë pas fitores emocionuese të kombit të tyre me penallti në finalen e Kupës së Botës kundër Francës të dielën.

Më shumë se një milion njerëz u mblodhën rreth monumentit ikonik të Obeliskut në Buenos Aires. Epiqendra e festimeve argjentinase në Barcelonë ishte monumenti Arc de Triomf i qytetit, ku morën pjesë rreth 10,000 mbështetës.