Thursday, April 25, 2024
HomeSportMessi sjell kupën në shtëpi, Argjentina i pret si heronj fituesit e...

Messi sjell kupën në shtëpi, Argjentina i pret si heronj fituesit e Katar 2022

Skuadra e kombëtares argjentinase ka zbarkuar në shtëpi, në Buenos Aires në orët e para të mëngjesit të së martës.

Messi doli i pari nga avioni i pari me trofeun e dorë, i ndjekur nga skuadra e tij të cilët përshëndesin personat e pranishëm. Kur autobusi u nis nga aeroporti, mjeti u rrethua menjëherë nga tifozët e shumtë të kombëtares. Videot e mëposhtme tregojnë autobusin i cili ecën ngadalë i shoqëruar nga një eskortë policie, dhe nga dhjetra njerëz të cilët brohorasin nga gëzimi.

Tifiozët e pranishëm kërcenin dhe këndonin, ndërsa lojtarët heronj, përshëndesnin me dorë. E martë është shpallur festë kombëtare nga Argjentina./abcnews.al

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments