Saturday, May 18, 2024
HomeBotaTorta e ditëlindjes së Biden u bë një hit – dhe sigurisht...

Torta e ditëlindjes së Biden u bë një hit – dhe sigurisht nxiti edhe reagimeTorta e ditëlindjes së Biden u bë një hit – dhe sigurisht nxiti edhe reagime

Presidenti amerikan Joe Biden ka festuar së fundmi ditëlindjen e tij të 81-të dhe një foto e tij duke pozuar me një tortë është bërë objekt batutash dhe memesh të shumta në rrjetet sociale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Biden ka pozuar i buzëqeshur pranë një torte ditëlindjeje mbi të cilën janë ndezur 81 qirinj.

Duke pasur parasysh që në një zonë të vogël kishte kaq shumë, qirinjtë “u bashkuan” në një flakë të madhe dhe vetë presidenti amerikan bëri shaka për këtë.

 

“Faleminderit të gjithëve për urimet e ditëlindjes. Rezulton se po ju mbaron hapësira për qirinj në ditëlindjen tuaj të 146-të”, citohet të ketë shkruar ai, gjë që ka nxitur reagime të shumta.

Ndryshe, Biden është tashmë presidenti më i vjetër në historinë amerikane dhe nëse fiton një mandat të dytë, të cilin do ta dëshironte, do të jetë 86 vjeç kur të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments