Saturday, May 18, 2024
HomeBotaArrihet marrëveshja për zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit

Arrihet marrëveshja për zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit

Një marrëveshje e re është arritur mes Izraelit dhe Hamasit për të zgjatur armëpushimin e përkohshëm humanitar edhe për dy ditë të tjera.

Raportohet nga mediat se zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, konfirmoi se dy palët kanë rënë dakord për zgjatjen e armëpushimit.

Hamasi ka bërë një njoftim zyrtar të marrëveshjes së arritur duke pohuar se ka arritur një konsensus me “vëllezërit nga Katari dhe Egjipti”

Ky vendim ka efekt deri të enjten në orën 07:00 të mëngjesit.

Në anën tjetër, ndërsa armëpushimi aktual pritet të skadojë të enjten në mëngjes, Hamasi ka bërë të ditur se po punon për një listë të re pengjesh që duhet të lirohen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments