Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosovaTomë Gashi: Duhet të mendojmë vendosjen e dënimit me vdekje në Kosovë,...

Tomë Gashi: Duhet të mendojmë vendosjen e dënimit me vdekje në Kosovë, e heqim atë një ditë para anëtarësimit në BE

Tomë Gashi, avokat i familjes së Lulzim Fejzullahut, që u rrah për vdekje në Podujevë javën e kaluar, ka thënë se në bazë të ligjit aktual kryerësit e vrasjes nuk mund të dënohen me më shumë se 10 vite burgim.

“Pa marrë parasysh se çfarë dënimi mund të shqiptojë gjykata, rasti është shumë i rëndë pasi ka humbur jetën në mënyrë krejtësisht të paarsyeshme i riu Lulzim Fejzullahu i cili edhe ka qenë mbajtësi i familjes”, ka deklaruar Gashi në Radio Dukagjini.

Ai ka thënë se është e çartë që në Bashkimin Evropian nuk lejohen dënimet me vdekje, por që ai thotë se Kosova e ka mundësinë që ta heqë dënimin me vdekje një ditë para se të futet në Bashkimin Evropian.
“Unë dënimin me vdekje e kam përmendur për vrasësit recidivist. Shqiptarët nuk mbushen mend pa u vendos dënimi me vdekje. Kemi parë shumë raste që dikush ka qenë i dënuar për vrasje dhe pas disa viteve i njëjti është liruar dhe në disa raste ai ka krye përsëri vrasje. Nuk është normale që dikujt t’i jepet sërish shanca që pas kryerjes së vrasjes, të lirohet e të lëndojë sërish ndokënd”.

“Unë e di që në Bashkimin Evropian dënimi maksimal është me burgim të përjetshëm, por ne si Kosovë ndoshta duhet të mendojmë për ndryshim të ligjit dhe të vendosim dënimin me vdekje për rastet e përsëritësve dhe rasteve të rënda dhe të heqim këtë dënim një ditë para se të futemi në Bashkimin Evropian, që besoj se do të ndodh pas shumë viteve mos të themi dekadave”, ka deklaruar Gashi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments