Tuesday, May 7, 2024
HomeLajmePse janë rritur rastet me fruth në Shqipëri?

Pse janë rritur rastet me fruth në Shqipëri?

Në Shqipëri 11 raste me fruth janë identifikuar përgjatë muajit janar – gjashtë prej të infektuarve kanë lidhje familjare dhe rezultojnë të pavaksinuar kundër fruthit.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, shprehet se fëmijët e infektuar janë nga Tirana dhe Durrësi.

Ulja e mbulesës vaksinale ka bërë që rastet me fruth të jenë prezente gjatë viteve të fundit.

Nëse do të vijohet që të shmanget vaksina e fruthit nga prindërit, nuk përjashtohen edhe vatrat epidemike, ku Tirana është edhe më e rriskuara.

Sipas ekspertëve, vaksinimi i fëmijëve me dy doza bën të mundur mbrojtjen e tyre nga fruthi, që ndonjëherë mund të jetë dhe fatal.

Edhe Organizata Botërore e shëndetësisë prej më shumë se një viti ka shtuar thirrjet në drejtim të shteteve për rritjen e mbulesës vaksinale.

Aktualisht në Europë numërohen më shumë se 42 mijë të infektuar, shumica e të cilëve i përkasin fëmijëve deri në 5 vjeç.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments