Friday, April 19, 2024
HomeBotaTharmi i diktaturës: Televizionet kineze hijezojnë logot e firmave perëndimore

Tharmi i diktaturës: Televizionet kineze hijezojnë logot e firmave perëndimore

Televizionet kineze i kanë hijezuar logot e kompanive perëndimore të veshjeve në programet e tyre, në shenjë të përkrahjes ndaj fushatës kundër disa kompanive që kanë reaguar për shkeljen e të drejtave të njeriut në Xinjiang.

Kompanitë perëndimore po përballen me masa hakmarrëse në Kinë pasi shfaqën shqetësim rreth pretendimeve për përdorimin e punës së detyrueshme ndaj pakicës ujgure në rajonin e skajshëm veriperëndimor.

Pekini e ka mohuar këtë akuzë, ndërsa shumë kompani janë përballur me bojkotime ditëve të fundit, shkruan BBC,

Në Kinë ka pasur reagime masive në internet. Figurat e njohura i kanë shkëputur lidhjet me kompanitë perëndimore dhe e kanë shfaqur përkrahjen e tyre për pambukun e Xinjiangut.

Tani, edhe udhëheqësit e emisioneve të famshme televizive po mundohen ta përkrahin fushatën, por rezultati i veprimeve të tyre doli disi qesharak, pa qëllim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments