Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeTensionet në veri, Rama thirrje Kurtit: Shpall menjëherë zgjedhjet e reja, tërhiq...

Tensionet në veri, Rama thirrje Kurtit: Shpall menjëherë zgjedhjet e reja, tërhiq policinë nga ndërtesat komunale

Në një dalje për mediat ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka kritikuar Albin Kurtin për mënyrën se si ndërhyri me forca policore në komunat në veri të Kosovës.

Rama i bëri thirrje që të tërheqë policinë nga ndërtesat komunale dhe të shpallë menjëherë zgjedhjet në veri të Kosovës.Për Kosovën është jetike të dalë nga qorrsokak dhe të finalizojë proces që i mundëson njohjen e ndërsjellët. Kjo është një shumë  e madhe për tu tretuar në dallgët e furtunës, në gotën e katër komunave, për katër kryetarë komunash që e kanë kryer misionin e tyre dhe që mund ta vazhdojnë detyrën në godina të thera, pa pasur nevojë të angazhohet një polici e tërë për të rritur komplet frymën artificiale të vetëvendosjes së serbëve. Ushqehet një frymë vetëvendosje të vetë serbëve atje. Drafti është statuti i asociacioni i komunave serbe. Draft që merret vetëm me këtë çështje. Nëse zgjidhet kjo, është zgjidhur kjo histori e gjatë dialogu dhe është hapur rruga për njohjen e ndërsjellët.“, ka thënë Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments