Friday, April 26, 2024
HomeLajmeKosovaSveçla reagon pas arrestimit të serbit që dyshohet për djegien e veturave...

Sveçla reagon pas arrestimit të serbit që dyshohet për djegien e veturave në veri

Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka quajtur akt të rëndë kriminal djegien e veturave në veri të vendit “të orkestruar nga Beogradi me qëllim të shkaktimit të frikës tek qytetarët”.

Kjo pasi në orët e para të së shtunës janë djegur tri vetura në Leposaviq, dy prej të cilave ishin me targa RKS, ndërsa njëra me targa të Beogradit.

“Siç edhe kemi thënë sa herë kanë ndodhur akte të tilla, njësitet relevante policore kanë qenë të angazhuara në identifikimin e kriminelëve që kanë kryer akte të tilla”, ka shkruar ministri në Facebook.

I dyshuari për këtë incident është arrestuar nga Policia e Kosovës, e sipas Sveçlës i njëjti “përveç që ka qenë i përfshirë në djegien e veturave në veri, si pjesë aktive e strukturës kriminale të të ashtuquajturës ‘Mbrojtje Civile’, më parë ai kishte sulmuar me armë Policinë e Kosovës duke i plagosur dy zyrtarë të saj”.

Reklama

“Po ashtu organet e sigurisë kanë dëshmi për përfshirjen e tij në sulme ndaj infrasturkturës kritike të republikës”.

Në kuptim të kësaj, shtetasi serb i arrestuar të shtunën akuzohet për “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

“Secili që si individ apo si pjesë e grupeve kriminale të dirigjuara nga Beogradi ka kryer çdo lloj akti kriminal me qëllim të destabilizimit të vendit tonë, do të identifikohet dhe sillet para drejtësisë”, ka përfunduar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments