Saturday, April 20, 2024
HomeSportPrej më të mirëve në fushë – statistikat e Granit Xhakës në...

Prej më të mirëve në fushë – statistikat e Granit Xhakës në fitoren e Arsenalit

Arsenali ka shënuar fitore ndaj Leeds me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 29-të të Ligës Premier, ku njërin nga golat e shënoi Granit Xhaka.

Dy gola shtoi Gabirel Jesus, ndërsa një të tjetër Ben White për fitoren që e afron një hap më shumë drejt titullit.

Mesfushori me prejardhje shqiptare shënoi gol në minutën e 84-të, duke i dhëne verdiktin përfundimtar këtij takimi.

Ai është vlerësuar me notën 8.0 nga SofaScore, i dyti më i mirë në fushë, pas Gabriel Jesus (8.0).

 

Xhaka luajti 86 minuta dhe krijoi një shans të madh për gol, kishte tre top të gjatë dhe që të tre të saktë.

Ai kishte po ashtu dy duele të fituara, nga katër sa kishte, ndërsa dy herë ndërhyri në top dhe dy herë ndërpreu aksionin. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments