Tuesday, May 5, 2026
HomeLajmeKosovaSveçla: Anëtarësimi në BE dhe në NATO, prioritet strategjik për Kosovën

Sveçla: Anëtarësimi në BE dhe në NATO, prioritet strategjik për Kosovën

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka theksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për integrim euroatlantik, duke e cilësuar këtë rrugë si thelbësore për të ardhmen e vendit.

Sipas tij, Kosova mbetet e vendosur dhe e angazhuar drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian dhe në NATO, si një domosdoshmëri strategjike.

“Republika e Kosovës është e përcaktuar, e angazhuar dhe e përkushtuar në rrugën e saj drejt antarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si një domosdoshmëri por edhe si garancia më e mirë për stabilitetin dhe sigurinë afatgjate në rajon në njërën anë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në anën tjetër”, ka deklaruar Sveçla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments