Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosovaSulmohet me armë zjarri një hotel në Gjakovë, policia gjen një gëzhojë...

Sulmohet me armë zjarri një hotel në Gjakovë, policia gjen një gëzhojë plumbi në vendin e ngjarjes

Një gjuajtje me armë ka ndodh mbrëmë rreth orës 01:00, në hotel Metropol në Gjakovë.

Kështu ka mësuar Gazeta Sinjali nga burimet e saja, të cilat kanë konfirmuar se nga gjuajtjet janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Rastin e ka konfimruar edhe Policia në Gjakovë.

“Atë që mund t’ju konfirmoj është se rreth orës 01:00 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Gazetën Sinjali.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është gjetur një gëzhojë plumbi”.

Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe rasti është duke u hetuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments