Friday, May 17, 2024
HomeSportSouthgate: Jemi të vetëdijshëm që mund ta krijojmë historinë

Southgate: Jemi të vetëdijshëm që mund ta krijojmë historinë

Selektori anglez, Gareth Southgate ka folur para ndeshjes me Gjermaninë.

 

Southgate u shpreh i entuziazmuar me ndeshjen ndaj Gjermanisë të cilën e cilësoi si të vështirë por se anglezët dëshirojnë të kualifikohen në çerekfinale.

“Ne kemi qenë duke konkurruar për majat në katër vitet e fundit dhe ky është mentaliteti ynë, nuk ka rëndësi e kaluara si ka shkuar”, tha ai.

“Ne kemi parë që historia mund të krijohet dhe lojtarët nuk janë të frikësuar nga kjo, në fakt kjo është një sfidë për ta sesa frikë”, shtoi ai.

“Mendoj që në këtë ndeshje duhet të shohim mundësi dhe ne nuk iu frikësohemi këtyre dueleve, mendoj që lojtarët e kanë kuptuar këtë për ndeshjen me Gjermaninë”, përfundoi Gareth Southgate.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments