Friday, May 17, 2024
HomeSportAsnjëra nga skuadrat e “grupit të vdekjes” nuk arrijnë në çerekfinale të...

Asnjëra nga skuadrat e “grupit të vdekjes” nuk arrijnë në çerekfinale të “Euro 2020”

Të gjitha skuadrat e Grupit F janë eliminuar nga “Euro 2020”.

 

“Grupi i vdekjes” siç njihej ishte Grupi F, apo siç ishte cilësuar më i vështiri në Kampionatin Evropian, “Euro 2020”.

Para se të fillojë Kampionati, njohësit e futbollit sugjeronin që njëra nga tri skuadrat, Portgualia, Gjermania dhe Franca do ta fitonin eventualisht “Euro 2020”.

Në Grupin F bënin pjesë Portugalia, Franca, Hungaria dhe Gjermania, ku në fund Hungaria u eliminua në fazën e grupeve.

Mirëpo, edhe tri kombëtaret e tjera u eliminuan në 1/8 e finales, Franca u eliminua nga Zvicra, Portugalia nga Belgjika dhe së fundmi Gjermaninë e mposhti Anglia.

Grupi F tanimë është shuar dhe në çerekfinale nuk ka asnjë skuadër nga ky grup, i cili cilësohej njëherësh si favorit.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments