Sunday, May 5, 2024
HomeSportSolskjaer në ‘rrezik’ të madh pas humbjes ndaj Man City

Solskjaer në ‘rrezik’ të madh pas humbjes ndaj Man City

“Djajtë e Kuq” pësuan një tjetër disfatë sot.

 

Manchester United u mposht nga Manchester City me rezultat 0-2.

Ishte kjo disfata e pestë për United në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ndërsa kanë edhe tre barazime e vetëm dy fitore.

Humbja e sotme mund t’i kushtojë shumë trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Solskjaer ishte afër largimit para dy javësh kur pësuan humbje ‘turpëruese’ ndaj Liverpoolit 0-5, por drejtuesit vendosën t’i besojnë akoma.

Paraqitja në ndeshjen e sotme, mund të jetë fatale për Solskjaerin pasi United patën vetëm një goditje në portë, dhe nuk treguan pothuajse asgjë gjatë tërë takimit.

Man Utd ka vetëm 17 pikë pas 11 xhirove të para, me norvegjezin që po shihet si përgjegjës kryesor për lojën e dobët të ekipit.

Mbetet të shihet nëse “Djajtë e Kuq” do vendosin për shkarkimi e Solskjaer, apo do t’i japin një tjetër mundësi.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments