Sunday, May 19, 2024
HomeSportJuventusi fiton në fund ndaj Fiorentinës, Cuadrado heroi i ‘biankonerëve’ (VIDEO)

Juventusi fiton në fund ndaj Fiorentinës, Cuadrado heroi i ‘biankonerëve’ (VIDEO)

Juventusi ka arritur të regjistrojë një fitore shumë të vlefshme në shtëpi ndaj skuadrës së Fiorentinas.

Juventusi ka triumfuar ndaj Fiorentinës me rezultat minimal 1-0, gol që erdhi në minutat shtesë të ndeshjes.

Heroi i ‘biankonerëve’ ishte Juan Cuadrado i cili realizoi në minutën e 91-të të shtesës, duke i dhënë skuadrës një fitore të vlefshme.

Për të parë golin e Cuadrados klikoni këtu – VIDEO

“Zonja e Vjetër” rikthehet kështu te fitorja pas një ecurie prej tre ndeshjeve pa fitore në Serie A duke theksuar dy humbjet në dy ndeshjet e fundit, teksa tani pozicionohet momentalisht në pozitën e tetë me 18 pikë të mbledhur pas 12 xhirove.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments